Organizata për edukim, shkencë dhe kulturë e OKB – UNESCO, ka nderuar ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me çmimin e paqes 2022, për përpjekjet në mikpritjen e refugjatëve.
Organizata ka bërë me dije se çmimi i jepej ish-udhëheqëses, për vendimin e guximshëm të vitit 2015, kur i hapi dyert më shumë se 1.2 milion refugjatëve, kryesisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea.
Merkel është tërhequr nga skena politike në vitin 2021 pas më shumë se 16 vitesh në krye të Gjermanisë, dhe çështja e refugjatëve ka dominuar mandatin e saj të tretë.
Politika e dyerve të hapura është mirëpritur nga disa, por ka nxitur edhe shumë pakënaqësi, duke i dhënë hov mbështetjeve për të djathtën ekstreme kundër emigracionit, “Alternativa për Gjermaninë”.
Sipas UNESCOS, çmimi është krijuar në vitin 1989, për të nderuar një individ, institucion apo organizëm publik e privat që ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ruajtjen e paqes.