LajmeMaqedoni

Кovaçevski thotë se rroga mesatare është rritur në 500 euro, VMRO-DPMNE: Rritje artificiale

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, tha se premtimi i dhënë qytetarëve për rrogën mesatare 500 euro, tashmë është realizuar. Sipas tij rritja e rrogave dhe investimi në përmirësimin e standardit të qytetarëve është politika, së cilës i përmbahemi falë politikave  dhe qeverisjes së drejtë edhe krahas obstruksioneve dhe bllokadave të opozitës

Një numër i vogël qytetarësh besonin se do të kemi rrogë mesatare prej 500 eurove. Ky premtim ishte objektiv kritikash dhe talljesh, megjithatë me politikat  e qëndrueshme arritëm që ta realizojmë. Në kohë të krizës së madhe ekonomike kuptojmë se sa është i rëndësishëm investimi për të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e rrogave po mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve ndërsa buxhetin e drejtojmë atje ku është më e nevojshme. Na pret një dimër i vështirë ku do të përpiqemi me të gjitha forcat tona që t’i ulemi tronditjet e çmimeve, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Por nga opozita pohojnë se rroga mesatare prej 500 eurove nuk është reale dhe e vetmja gjë që sipas tyre është reale, është standardi i shkatërruar i qytetarëve.

E gjithë kjo është artificiale, duhet të theksojmë se shumë pak njerëzish në Republikën e Maqedonisë besuan se LSDM-ja do ta sjellë shtetin në këtë gjendje dhe se inflacioni do të jetë dyshifror dhe është më i lartë në rajon. Shumë pak njerëzish besonin se çmimet për nevojat themelore të qytetarëve do të rriten prej 30 deri në 100%. Të ndalemi t’i mashtrojmë qytetarët, standardi i tyre është i shkatërruar, gjë që edhe ata e shikojnë çdo ditë, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Rritjen e rrogës mesatare dje e publikoi Enti shtetëror i statistikës ku thuhet se rroga mesatare e marsit ka arritur 31.080 denarë, që paraqet rritje vjetore për 10,1%.

Show More

Related Articles

Back to top button