22 persona u vranë në Ukrainë nga një sulm me raketa nga ushtria ruse në një stacion treni. Sulmi ndodhi ditën e djeshme që shënonte 6-mujorin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Sipas raporteve nga Ukraina, 5 nga viktimat u dogjën të gjallë brenda një automjeti. Në mesin e të vrarëve është edhe një djalë 11-vjeçar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u njoftua për sulmin teksa ishte në një mbledhje online në Këshillin e Sigurimit të OKB, dhe ua bëri të ditur edhe anëtarëve të KS.
Deri më tani Rusia nuk ka bërë asnjë koment për këtë sulm. Moska zyrtare vazhdimisht ka mohuar që të ketë kryer sulme ndaj civilëve.
Një sulm i ngjashëm në muajin Prill vrau 50 persona në Ukrainë. /tvklan.al