Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos – Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror.
Në këtë forum është bërë e ditur se asnjë zyrtar ose kompani ruse nuk do të jetë e pranishme, raporton BBC, transmeton Zeri.info.
Edhe pse gjenden në situatë lufte, një delegacion ukrainas ka udhëtuar për në Zvicër.
“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën”, u tha gazetarëve deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të Samitit. /Zëri/