Të paktën shtatë persona, pesë gra dhe dy burra, gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një traget me 134 pasagjerë në brigjet e Filipineve.
Ndërsa raportohet se 7 pasagjerë të tjerë rezultojnë të zhdukur, trupat e tyre nuk janë gjetur ende nga ekipet shpëtuese.
120 pasagjerët tjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit i shpëtuan flakëve të zjarrit.
Zjarri shpërtheu në Mercraft 2 ndërsa po udhëtonte nga Poligio Island për në qytetin port të Real, në provincën e Quezon, në ishullin Luzon, rreth 60 km në lindje të kryeqytetit, sipas një zëdhënësi të Rojës Bregdetare./abcnews.al/