LajmeMaqedoni

Banka Botërore: 16.4% e popullsisë të varfër, RMV e treta!

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, i pasuar nga Kosova me 17.6% të popullsisë të varfër, Maqedonia e Veriut me 16.4%, dhe Mali i Zi me 15.6%. Serbia ka një nivel nën 10% të personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Niveli i varfërisë në shtetin shqiptar kapi një të tretën e popullatës gjatë pandemisë, por përgjatë dy viteve të fundit varfëria është ulur me 9%.

Sipas Bankës Botërore, rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund të rrisin varfërinë në rajonin e Ballkanit, kur shumica e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime.

Në llogaritjet e fundit të Institutit të Statistikave, 41.6% e shpenzimeve të një familjeje në Shqipëri shkon për t’u ushqyer, 10% për banesën, energjinë, ujin dhe 6.9% për mobilim dhe veshje, 6.2% për transport.

Më 2019 koeficienti GINI në Shqipëri rezultoi 30.8%, nivel që tregon se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është i lartë, por jo në nivelin mbi 40% që kanë disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Vendet me nivelin më të ulët të pabarazisë janë Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Islanda. /euronews.al

Show More

Related Articles

Back to top button