BotaLajme

Ambasadori gjerman në Britani: Mbështetja për Ukrainën mund të zbehet gjatë krizës së dimrit

Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, ka thënë se ekziston rreziku që mbështetja popullore për Ukrainën mund të zbehet këtë dimër teksa po rritet kriza energjetike, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

I pyetur nëse Gjermania është e brengosur që mbështetja politike për Ukrainën mund të bie në kohën e kushteve të vështira në dimër, Berger tha: “Unë mendoj se kjo sfidë është edhe për Mbretërinë e Bashkuar, për Francën dhe për të gjithë Evropën. Mënyra se si Putin po përdor gazin si armë dhe po bën presion në shoqëritë tona, tregon se ai po teston vendosshmërinë tonë. Natyrisht se kjo do të varet nga pakot ndihmëse të qeverive tona”.

Ai tha se qeveria gjermane ka filluar herët me ndihma, duke i dhënë grante për kompanitë, pagesa direkte për amvisëritë dhe diskutime me unionet tregtare. Por ai deklaroi se “ka rrezik” që mbështetja mund të zbehet. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button