Shkupi zyrtar shpalli krizën në sektorin e energjetikës, një vendim që hyn në fuqi në 1 shtator e zgjat 30 ditë. Qëllimi është që përmes kësaj lëvizjeje, kompanive shtetërore energjetike t`u krijohet mundësia të marrin sa më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, propozoi madje që gjendja e krizës të vazhdojë deri në muajin mars të vitit 2023, por fjalën e fundit për këtë e kanë deputetët. “Kuvendi dhe ligjvënësit kanë të drejtë të vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë për aq kohë sa zgjat sezoni i ngrohjes”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë. Në bazë të ligjeve në Maqedonisë së Veriut, ekzekutivi mund të marr vendim për gjendje krize vetëm për 30 ditë.
Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike, që i detyrojnë institucionet shtetërore të ulin faturat e energjisë elektrike deri në 15 për qind. Ndërsa qytetarëve dhe kompanitë private vetëm u rekomandohet që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që të jetë e mundur. Në mesin e këtyre masave përfshihet ndërprerja e ndriçimit dekorativ të fasadave në institucione dhe në monumentet kulturore, si dhe mbyllja e dritave, kompjuterëve dhe të gjitha pajisjeve elektronike, në momentin që punonjësit largohen nga ndërtesat.