Kjo pamje është e përditshme në brigjet franceze. Grupe shqiptarësh marrin gomonen dhe tentojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” për të “prekur” Britaninë.
Në këto pamje duket se si policia franceze përpiqet të ndalojë emigrantët duke ju hedhur sprite neutralizues dhe duke shpuar gomonen e tyre .
Mediat britanike shkruajnë se 2.165 shqiptarë kanë mundur të kalojnë kanalin e “La Manshit” në 6 muajt e parë të këtij viti, ndërsa një vit më parë në të njëjtën periudhë kishin kaluar vetëm 23. Sipas tyre numrat rreth migrimit mund të jenë me të mëdha,duke e bërë këtë fenomen shqetësues për autoritetet britanike.
Kalimi i emigrantëve shqiptarë në Britani me gomone është përhapur ndjeshëm vitin e fundit, edhe pse Shqipëria nuk ndodhet në luftë. Vendi ynë ka numrin e emigrantëve në nivel të njëjtë me Afganistanin dhe Iranin. Mediat britanike shkruajnë se shumica e shqiptarëve që hyjnë ilegalisht i futen botës së krimit dhe shpërndarjes së drogës.