BotaLajme

Belgjika vendosi izolim të detyrueshëm për personat me linë e majmunit

Në Belgjikë Të Premten U Konfirmuan Tre Raste Të Infeksionit Nga Lia E Majmunëve, Ndërsa Ky Vend U Bë I Pari Në Botë Që Vendosi Izolimin E Detyrueshëm Trejavor Për Të Infektuarit Me Virusin

Autoritetet belge kanë vendosur izolim të detyrueshëm 21-ditor për personat e diagnostikuar me linë e majmunit (monkeypox).

Në Belgjikë të premten u konfirmuan tre raste të infeksionit nga lia e majmunëve, ndërsa ky vend u bë i pari në botë që vendosi izolimin e detyrueshëm trejavor për të infektuarit me virusin.

Ndonëse personat në kontakt me rrezik të lartë nuk u kërkohet të izolohen, autoritetet belge rekomandojnë që këta njerëz të mbahen larg njerëzve me imunitet të ulët.

Rastet e sëmundjes së rrallë por potencialisht vdekjeprurëse të lisë së majmunit janë raportuar javët e fundit në disa vende evropiane dhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lia e majmunëve është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus i ngjashëm me linë e madhe. Sëmundja u identifikua në vitin 1958 në kolonitë e majmunëve të cilat janë përdorur për kërkime. Rasti i parë i lisë së majmunit te njerëzit u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos./AA/

Show More

Related Articles

Back to top button