BotaLajme

Vriten 200 parashutistë rusë pas një sulmi me raketa nga Ukraina

Ukraina ka vrarë 200 parashutistë rusë në një sulm me raketa në bazën e tyre në rajonin e okupuar të Luhanskut, ka pretenduar një udhëheqës lokal, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, pretendoi se ushtarët rusë u vranë në sulm ukrainas në selinë e tyre në qytetin Kadiivka të Ukrainës lindore mbrëmë.

Fotografitë e shpërndara nga Gaidai duket të shfaqin mbetjet e shkatërruara të një hoteli që përdorej si bazë nga ushtarët rusë në Kadiivka.

“Forcat e armatosura të Ukrainës goditën caqet në Kadiivan e okupuar dhe rreth 200 parashutistë rusë u vranë”, shkroi ai në Twitter.

Forcat ruse kontrollojnë territorin përgjatë gjirit ukrainas të Detit të Zi dhe Detit Azov, teksa konflikti është kthyer në një luftë të shkatërrimit në rajonin e Donbasit, i cili përbëhet nga provincat e Donetskut dhe Luhanskut. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button