BotaLajme

Belgjikë, furgoni me shpejtësi në një zonë këmbësorësh shkakton 6 të plagosur, policia: Përjashtohet pista e terrorizmit

Përjashtohet terrorizmi për incidentin e djeshëm në qendër të Brukselit, me një furgon të nisur me shpejtësi të madhe në ambientin e jashtëm të një zone këmbësoresh të kryeqytetit. Hyrja e furgonit me shpejtësi të madhe në zonë shkaktoi fatmirësisht vetëm gjashtë lëndime të lehta.

Pasditen e djeshme pas një kërkimi, për shkak të alarmit të sulmit, shoferi u ndalua në Antwerp.

Ai kishte ikur menjëherë me furgonin e bardhë të aksidentit, duke e braktisur mjetin jo shumë larg.

Pas një marrje të gjatë në pyetje, në mbrëmje prokurori i Brukselit e përjashtoi plotësisht sulmin, sipas mediave belge.

Në orët në vijim gjyqtari duhet të vendosë nëse do ta akuzojë shoferin për vrasje të mbetur në tentativë, sipas kërkesës së prokurorit. Megjithatë, arsyet e këtij gjesti mbeten të paqarta. Në mëngjes, një gazetë hodhi hipotezën e zemërimit të burrit, një korrier 28-vjeçar, kundër planit të ri të trafikut të qytetit, në fuqi së fundmi, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim.

Show More

Related Articles

Back to top button