Kolumbia dhe Venezuela rivendosën marrëdhënie të plota diplomatike, tre vjet pasi Karakasi i ndërpreu për shkak të mbështetjes së Bogotës për liderin e opozitës, Juan Guaido.
Ambasadori kolumbian Armando Benedeti dje mbërriti në Karakas, ndërsa ditën e njëjtë në Bogotë u prit edhe venezuelasi Feliks Plasensia.
“Po fillojmë të punojmë për rindërtimin e strukturës shoqërore dhe njerëzore që na bashkon”, njoftoi presidenca kolumbiane në një tuit me fotografi nga mbërritja së Benedetit në Venezuelë.
Para se të niset, Benedeti në Tuiter ka shkruar se misioni i tij ishte “t’i rivendosë lidhjet me fqinjin dhe ta rregullojë dëmin e shkaktuar në zemrat e të dy popujve si rezultat i një ndërprerjeje të marrëdhënieve që asnjëherë nuk duhej të kishte ndodhur”.