Kina do të klasifikohet si një “kërcënim” për sigurinë kombëtare për herë të parë sipas planeve të Liz Truss, kandidate potenciale për kryeministre të Britanisë së Madhe. Sekretarja e Jashtme ka premtuar se do të riformojë politikën e jashtme nëse bëhet kryeministre. Ajo është zotuar të rishohë çështjet që lidhen me integrimin, i botuar vitin e kaluar, i cili përcakton prioritetet britanike në diplomaci dhe mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme.
Sipas aleatëve të Truss, Kina do të ngrihet në një status të ngjashëm si Rusia, e cila përkufizohet si një “kërcënim akut”.
Kina u përshkrua si një “konkurrent sistemik”. “Ekonomitë tregtare të hapura si Britania e Madhe do të duhet të angazhohen me Kinën dhe të mbeten të hapura ndaj tregtisë dhe investimeve kineze, por ato duhet gjithashtu të mbrohen nga praktikat që kanë një efekt negativ në prosperitet dhe siguri”, thuhet në deklaratë.
Ndryshimi në qasje është pjesë e një aksioni për të shtypur përpjekjet e Thesarit për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Pekinin.
Rishi Sunak, ish-kancelari dhe rivali i Truss për udhëheqjen konservatore, ishte në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar “tregun e zgjedhur” për kompanitë kineze, zbuluan dokumentet e nxjerra nga The Times muajin e kaluar. Truss pritet t’i japë përparësi konsideratave të sigurisë kombëtare mbi bashkëpunimin ekonomik në përgjigje të goditjes së demokracisë në Hong Kong dhe trajtimit të myslimanëve ujgurë në provincën Xinjiang. “Nuk do të ketë më partneritete ekonomike. E gjithë kjo ishte menduar të pezullohej pas Hong Kongut.”, tha një aleat i Truss. Emërtimi shënon një ndryshim dramatik nga marrëdhëniet nën qeverinë e David Cameron, kur presidenti Xi u mirëprit në Britani për një vizitë zyrtare shtetërore.
Në maj, Antony Blinken, sekretari Amerikan i Shtetit, e përshkroi Kinën si kërcënimin më të madh për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Tensionet me Kinën janë rritur pas vizitës së Nancy Pelosi-t, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, në Tajvan, shteti ishull që Pekini e konsideron si një provincë separatiste.
Si sekretare e Jashtme, Truss nënshkroi paktin e mbrojtjes Aukus për të furnizuar Australinë me teknologjinë për të ndërtuar nëndetëset bërthamore. Disa përfaqësues nga kampi i saj argumentojnë se ajo duhet të krijojë një bazë të Marinës Mbretërore në rajon – megjithëse një lëvizje e tillë do të kushtonte miliarda paund. Një burim i fushatës se Truss tha se: “Liz e ka ashpërsuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Pekinit që kur u bë sekretare e Jashtme dhe do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër si kryeministre. Ajo ka qenë aktive në thirrjen e shtrëngimit ekonomik të Kinës, duke punuar me G7 dhe aleatët e tjerë për të mobilizuar investimet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si kundërvënie ndaj nismës së Kinës “Një brez dhe një rrugë.”