Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha të hënën se Suedia do të japë 500 milionë korona (46.75 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, sipas Reuters.
Andersson e bëri të ditur lajmin pasi priti ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për bisedime, duke thënë se qeveria e saj do të ofrojë një paketë shtesë me ndihma ushtarake dhe civile, për Ukrainën.
“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë. Çdo euro, çdo plumb, çdo predhë ka rëndësi,” u tha Kuleba gazetarëve.
Kryeministri suedez nuk dha detaje të paketës ushtarake, por tha se do të ishte e ngjashme me ndihmën e mëparshme që përfshin armë antitank, pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për pastrimin e minave.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë që lufta të vazhdojë,” tha Andersson.
/abcnews.al