BotaLajme

“Një katastrofë e paparë”, 40% e Pakistanit nën ujë, 30 milionë persona kanë humbur gjithçka

“Përreth meje shoh vetëm ujë, ujë dhe ujë pafund. Nuk ka tokë të paprekur nga uji”.

Janë fjalët e ministrit të Jashtëm të Pakistanit Bilawal Bhutto Zardari, për të përshkruar situatën në vendi e tij, e cilësuar nga ekspertët e vendit aziatik si “një katastrofë e paparë”.

Kur ujërat që kanë përmbytur vendin të fillojnë të tërhiqen, do te tregojnë një peisazh tërësisht ndryshe nga ai i qershorit, kur filluan shira të rrëmbyera që nuk kanë braktisur vendin deri pak ditë më parë, duke përmbytur pothuajse një të tretën e vendit, si të thuash një territor më i madh se Britania e Madhe.

Bilanci tragjik flet për më shumë se 1 mijë viktima dhe mijëra të plagosur, por dëmet ekonomike mendohet se do të kenë pasoja të rënda në vitet në vijim.

Sipas përllogaritjeve fillestare, janë rreth 30 milionë persona që praktikisht kanë humbur gjithçka, duke filluar nga shtëpia, bizneset, të mbjellat dhe bagëtitë e tyre, ndërkohë që fshatra të tëra janë zhdukur përgjithmonë nga harta.     

Show More

Related Articles

Back to top button