Pa energji elektrike sot nga ora 8:00 deri në 15:00, do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Albert Ajnshtajn”, “Bllagoj Davkov”, “Gjorgija Pulevski” dhe “Orçe Nikollov” nga numri 141 deri në nr. 147 – numrat tek, në komunën Qendër.
Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:00 sot pa energji do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Narodni Heroi” që ndodhet ndërmjet rrugëve “Georgi Dimitrov” dhe “Dimo Haxhi Dimov”, si dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Mihail i Evtihij” dhe “Georgi Dimitrov” në Komunën Kisella Vodë.
Nga ora 9:00 deri në orën 10:00 sot pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Sasa” nr. 3a, 3b, 5a dhe 5b në Komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 12:30 një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Indira Gandi”, “Guadalahara” dhe “Metohiska”, si dhe konsumatorët e vendosur në rrugën për në fshatin Orizarë, Komuna Shuto Orizarë.
Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 11:00 sot pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Eftim Sprostranov” nga nr. 30 deri në nr. 50, ndërsa nga ora 11:00 deri në ora 12:00 një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Zhivko Firfov” në komunën Kisella Vodë.
Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.