BotaLajme

Polonia i jep fund marrëdhënieve energjitike me Rusinë

Shkak ndërprerja e furnizimeve me gaz nga Rusia muajin e kaluar

Qeveria polake i ka dhënë fund një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Klimës Anna Moskwa.

“Polonia dënon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 në lidhje me gazsjellësin Yamal. Agresioni rus kundër Ukrainës ka konfirmuar edhe një herë tjetër vendosmërinë e qeverisë polake për t’u bërë plotësisht e pavarur nga gazi rus. Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk ishte një partner i besueshëm”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë.

Shkak i ndërprerjes së kontratës është bërë ndalimi i gazit rus muajin e kaluar për Poloninë dhe Bullgarinë të cilën Varshava thotë se ai vendim përbën një shkelje të kontratës.

Si Polonia po ashtu edhe Bullgaria kanë qenë të varura shumë nga gazi rus, por ky vendim i Moskës erdhi pasi vendet europiane vendosën sanksione të ashpra ekonomike. Rusia kërkoi nga vendet europiane që pagesat të kryeheshin në Rubla në të kundërt ajo paralajmëroi se do të ndërpriste furnizimet me gaz drejt vendeve perëndimore./Klan News/

Show More

Related Articles

Back to top button