BotaLajme

Lufta në Ukrainë, ngordhin delfinët në Detin e Zi: Pasoja për të gjithë ekosistemin!

Teksa ecën lart e poshtë një plazhi me rërë të imët të bardhë në brigjet e Detit të Zi, shkencëtari 63-vjeçar ukrainas Ivan Rusev merr frymë i qetësuar, sot nuk gjeti asnjë delfin të ngordhur.

Por nuk ndodh kështu çdo ditë. Rusev është drejtori shkencor i Parkut Kombëtar Natyror Tuzly Estuaries, një zonë e mbrojtur prej 280 kilometrash katrorë në rajonin e Basarabisë në jugperëndim të Ukrainës. Tani puna e tij, përfshin daljet cdo mëngjes përgjatë plazheve të kufizuara nga minat antitank në kërkim të delfinëve që dalin pajetë në breg që nga fillimi i luftës.

Ivan Rusev, shkencëtar: Vitin e kaluar, gjetëm vetëm tre delfinë në të gjithë vijën tonë bregdetare prej 44 kilometrash. Këtë vit, në vetëm pesë kilometra që kemi qasje, kemi gjetur 35 të tillë.

Pjesa më e madhe e vijës bregdetare ka qenë e mbyllur për punonjësit e parkut që kur trupat ukrainase zunë pozicionet atje për të parandaluar çdo sulm të mundshëm detar rus. Niveli i ngordhjes së delfinëve këtu, sipas Rusev, është tmerrues.

Ivan Rusev:  Kemi kontaktuar edhe me kolegët tanë në Turqi, Bullgari, Rumani: të gjithë kanë vënë re të njëjtën gjë- një numër i madh delfinësh ka ngordhur që nga fillimi i luftës. Kjo është shumë e rëndë dhe ndikon jashtëzakonisht në të gjithë ekosistemin.

Rusev shpjegon se sonorët e përdorur nga nëndetëset dhe anijet luftarake ndikojnë shumë mbi sistemin akustik të delfinëve, duke i shkaktuar trauma, verbim dhe ngordhje. Shkencëtari vlerëson se në zonë janë vrarë rreth 5.000 delfinë, apo gati 2% e popullatës së tyre në Detin e Zi.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button