Mbi 1200 persona kanë vdekur ndërsa rreth gjysmë milioni kanë humbur shtëpitë e tyre nga përmbytjet masive që kanë përfshirë Pakistanin. Këto janë përmbytjet më shkarrtimtare të 30 viteve të fundit për vendin teksa autoritetet thonë që gjysma e territorit te vendit gjendet nën ujë.
Autoritetet dhe organizatat humanitare kanë reaguar duke dërguar ndihma për personat e prekur të cilët shkojnë në 33 milionë duke e zhytur vendin në një krizë të paimagjinueshme. Pakistani ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve masive. Disa vende, duke përfshirë Kinën, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dërguar tashmë avione me artikuj ushqimore, çadra, ilaçe, ndihma të tjera dhe ekipe kërkim-shpëtimi.
Shirat por dhe shkrirja e akullnajave bënë që vendi të përballet me rrëshkitje masive të dherave por edhe dalje të lumenjve nga shtretërti. Ministri i planifikimit të Pakistanit deklaroi se përvec humbjeve të mëdha njerzore vendi përballet edhe me koston e 10 miliard dëmeve ekonimike,më të mëdhate që jane shkaktuar ndononjhere ne Pakistan.