Një përleshje e madhe me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Stamboll të Turqisë, përcjell TV21. Nga përleshja ka të plagosur, por ende nuk është raportuar për viktima. Ngjarja ka ndodhur në Kapali Çarshi, respektivisht në pjesën e quajtur Beyazit Çarshi. Mediumet vendase raportojnë se ka qenë përleshje mes dy grupeve qe kanë qenë në armiqësi, ndërkaq raportohet se një person është në rrezik për jetë.
“Sot rreth orës 10.30 në afërsi të lagjes Fatih Ilçemiz, në rrugën Beyazit Mahallesi Çadircilar, një përleshje verbale mes dy grupeve të cilat kanë qenë në armiqësi, është kthyer në përleshje me armë. Në ngjarje duke ndërhyre është plagosur një polic dhe 5 persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në Emergjencë dhe në spitalet në afërsi. Janë arrestuar 27 persona dhe 2 armë janë konfiskuar”, ka deklaruar një zyrtarë i bashkësisë së Stambollit për Son Haberler.