BotaLajme

Akullnajat zvicerane po zhduken me shpejtësi

Hulumtimet e reja kanë treguar se akullnajat në Zvicër kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre në më pak se 100 vjet, dhe kjo verë e gjatë ka përshpejtuar shkrirjen e akullit, shkruan BBC.

Akullnajat tërheqin për vizitë skiatorë dhe alpinistë, por ato janë gjithashtu kyçe për furnizimin me ujë të Evropës.

“Ne jemi ndoshta ndër njerëzit e parë që ecën këtu. Ju mund ta shihni këtë shkëmb të madh duke dalë nga akulli, dhe 45 ose 50 vjet më parë ishte plotësisht në akull dhe ne nuk mund ta shihnim atë. Nëse shohim ndryshimet, ato janë të mëdha. Kur po ndërtonim këtë teleferik, na u desh të gërmonim pesë deri në shtatë metra thellë për shkak të nivelit në të cilin ishte. Kjo ishte 23 vjet më parë, dhe shikoni ku është akullnaja tani. Ajo do të ndryshojë shumë shpejt në vitet e ardhshme. Na bën të mendojmë me kujdes për të ardhmen, për ujin dhe akullnajat, sa kohë do të jetë me ne në Zvicër dhe në mbarë botën. Është e trishtueshme ajo që po ndodh, ne mund të kontribuojmë në ngadalësimin e shkrirjes, por ne nuk mund ta ndalojmë plotësisht, të paktën jo në këtë lartësi”, ka thënë Bernhard Tschannnen.

Shkëmbi i shfaqur në video ishte i mbuluar nga akulli për mijëra vjet, dhe tani është ekspozuar për shkak të shkrirjes së akullit. Akullnajat zvicerane janë tkurrur me më shumë se gjysmën e tyre në shekullin e kaluar dhe po zhduken me një shpejtësi rekord pas valëve të të nxehtit që u regjistruan këtë verë.

Akullnajat lidhin majat e maleve dhe i mban të bashkuara dhe ndërsa shkrihet, shkëmbinjtë bëhen të paqëndrueshëm.

Akullnajat mbushin lumenjtë evropianë me ujë. Pa një përpjekje të vërtetë për të luftuar ndryshimet klimatike, shkencëtarët pohojnë se akullnajat mund të zhduken brenda disa dekadash.

Hulumtimet e reja kanë treguar se akullnajat në Zvicër kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre në më pak se 100 vjet, dhe kjo verë e gjatë ka përshpejtuar shkrirjen e akullit, shkruan BBC.

Akullnajat tërheqin për vizitë skiatorë dhe alpinistë, por ato janë gjithashtu kyçe për furnizimin me ujë të Evropës.

“Ne jemi ndoshta ndër njerëzit e parë që ecën këtu. Ju mund ta shihni këtë shkëmb të madh duke dalë nga akulli, dhe 45 ose 50 vjet më parë ishte plotësisht në akull dhe ne nuk mund ta shihnim atë. Nëse shohim ndryshimet, ato janë të mëdha. Kur po ndërtonim këtë teleferik, na u desh të gërmonim pesë deri në shtatë metra thellë për shkak të nivelit në të cilin ishte. Kjo ishte 23 vjet më parë, dhe shikoni ku është akullnaja tani. Ajo do të ndryshojë shumë shpejt në vitet e ardhshme. Na bën të mendojmë me kujdes për të ardhmen, për ujin dhe akullnajat, sa kohë do të jetë me ne në Zvicër dhe në mbarë botën. Është e trishtueshme ajo që po ndodh, ne mund të kontribuojmë në ngadalësimin e shkrirjes, por ne nuk mund ta ndalojmë plotësisht, të paktën jo në këtë lartësi”, ka thënë Bernhard Tschannnen.

Shkëmbi i shfaqur në video ishte i mbuluar nga akulli për mijëra vjet, dhe tani është ekspozuar për shkak të shkrirjes së akullit. Akullnajat zvicerane janë tkurrur me më shumë se gjysmën e tyre në shekullin e kaluar dhe po zhduken me një shpejtësi rekord pas valëve të të nxehtit që u regjistruan këtë verë.

Akullnajat lidhin majat e maleve dhe i mban të bashkuara dhe ndërsa shkrihet, shkëmbinjtë bëhen të paqëndrueshëm.

https://www.bbc.com/terms

https://www.bbc.com/terms

Show More

Related Articles

Back to top button