BotaLajme

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi/ Qytetarët dalin në rrugë

Turqi- Një ‘stuhi’ tërmetesh kanë goditur gjatë orëve të fundit zonën mes ishujve grekë dhe tokës turke duke shkaktuar panik te qytetarët si edhe dëme materiale. Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.

Ishulli në fjalë është përballë Kusadasit dhe Izmirit në Turqi dhe lëkundjet janë ndjerë të forta edhe atje.

Ndërkohë, një goditje tjetër ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.

Autoritetet raportojnë vetëm dëme të vogla materiale si në Greqi ashtu edhe në Turqi, ndërsa paralajmërojnë për goditje të tjera gjatë orëve në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button