BotaLajme

Rrëzohet nga dritarja, vdes biznesmeni i naftës në Rusi

Ravil Maganov, kryetari i kompanisë së naftës Lukoil në Rusi, e dyta për nga prodhimi, humbi jetën sot pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit.

67-vjeçari ishte gjithashtu edhe nënkryetar i kësaj kompanie.

Nga Lukoil nuk është bërë asnjë koment për vdekjen e kryetarit të saj. Ravil Maganov u bë kryetar i Lukoil në vitin 2020, kompani në të cilën punonte prej vitit 1993.

Alekperov, një ish-zv/ministër i epokës sovjetike, dha dorëheqjen si president i kompanisë Lukoil në Prill të këtij viti, një javë pasi Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj tij duke i bllokuar asetet dhe ndalim udhëtimi. /tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button