Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska pret që inspektorët bërthamorë të OKB-së të prodhonin një raport të paanshëm mbi gjendjen e termocentralit Zaporizhzhia.
Ai tha se Moska po punonte për të garantuar sigurinë e vizitës në vendin e mbajtur nga Rusia, raporton BBC.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që uzina të jetë e sigurt, të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe që misioni atje të zbatojë të gjitha planet e tij”, tha ai në një takim me studentët në Moskë.
Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.
“Ata [inspektorët e OKB-së] thonë se nuk kanë mandat të përcaktojnë se kush është fajtori, por, sigurisht, do t’u tregohen të gjitha gjurmët që ishin nga bombardimet e Ukrainës”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. /abcnews.al