BotaLajme

Deklarata e mitropolitit shkakton “tërmet” në Greqi/ “S’ka përdhunim pa dëshirën e gruas”

Indinjim dhe reagime të forta kanë shkaktuar në Greqi deklaratat e papranueshme dhe obskurantiste të mitropolitit të Dhodhonis, Chrysostomos, i cili i ftuar në një emision televiziv, ka pohuar se asnjë grua nuk përdhunohet pa dashur ajo vetë dhe se për të mbetur shtatzënë një femër duhet “të ketë edhe ajo pjesëmarrje”.

Deklarata e tij janë dënuar ashpër nga disa prej ministrave të qeverisë, midis të cilëve zëdhënësi i kabinetit Mitsotakis ka theksuar se: “Pozicioni i mitropolitit të Dhodhonit nuk shpreh as vlerat e shoqërisë sonë dhe as doktrinën e besimit tonë”.

Edhe përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për deklaratat e tij, të cilat i quajtën të turpshme.

Në të njëjtën kohë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka dënuar këto deklarata të papranueshme për një klerik, të cilat fyejnë njerëzit dhe veçanërisht gratë dhe viktimat e përdhunimit”. Në deklaratën për shtyp, Sinodi thekson se mitropoliti Chrisostomos ka folur në emisionin televiziv duke përfaqësuar veten dhe jo qëndrimet e Kishës dhe se deklaratat e tij për çështjen konkrete të përdhunimit, ndër të tjera, njollosin dhe i bëjnë të pavlera nismat thelbësore dhe punën e heshtur të Kishës së Greqisë që qëndron çdo ditë pranë grave të dhunuara për t’i mbështetur ato.

Show More

Related Articles

Back to top button