Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë peruane, pasi akuzohet se ka drejtuar bashkë me një italian rrjetin ndërkombëtar të drogës, që po përgatitej të furnizonte Evropën me mbi 2.3 tonë kokainë.
Shqiptari Kadri Cjoci është cilësuar nga mediet e huaja si koka e një rrjeti ndërkombëtar të drogës. Ai ka rënë në pranga bashkë me italianin Pasquale Bifulco me të cilin po përgatitej të furnizonte Evropën me mbi 2.3 tonë kokainë.
Në operacion u arrestuan në total katër persona. Peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç , të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
Banda merrej prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia.