Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur pas një zjarri në një kompleks karaoke në Vietnamin jugor pranë kryeqytetit Ho Chi Minh.
Zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar disa klientë në dhoma. Për të shpëtuar, katër persona u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë, thanë mediat lokale. Ata u lënduan por, mbijetuan.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit. Ekuipazhet thonë se zjarrit iu desh më pak se një orë për ta vënë nën kontroll. Po hetohet shkaku i zjarrit.
Bar karaoke An Phu, i vendosur në rajonin Binh Duong në veri të qytetit, zinte një ndërtesë me përmasa të konsiderueshme me 29 dhoma. Rreth një e treta e ndërtesës ishte djegur, thanë zyrtarët lokalë. Ajo kishte disa dekorime prej druri.
Kjo nuk është hera e parë që një zjarr bie në një bar karaoke në Vietnam. Muajin e kaluar, tre zjarrfikës vdiqën pasi u përpoqën të shuanin një zjarr në një vend karaoke në kryeqytetin Hanoi./21Media