Sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë janë “të papranueshme”, kështu tha të martën Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike teksa kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit. “Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh”, paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit.” Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë “nën stres dhe presion të lartë” që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se “duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur” dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të “mund të shkaktonte një katastrofë” për rajonin dhe më gjerë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton konkretisht “mbrojtja” e uzinës.
Read Next
3 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
3 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
3 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
3 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
3 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
3 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
3 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
3 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
3 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
3 days ago