BotaLajme

Irani mohon sulmet ndaj Shqipërisë/‘Dëbimi i diplomatëve tanë, vendim i pamatur!’

Irani reagoi zyrtarisht pas vendimit të Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, duke e cilësuar atë si të pamatur dhe të shtyrë nga të tjerët. Ministria e Jashtme e Iranit mohoi akuzat se Teherani fshihet pas sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj faqeve të Qeverisë së Shqipërisë, të cilat qëndruan jofunksionale për javë të tëra. “Ky është vendim i pamatur dhe i nxituar, që është bazuar në insinuata të pabazuara”, shprehet Ministria e Jashtme iraniane. Sipas ministrisë, vetë Irani ka qenë viktimë e sulmeve kiberbetike në infrastrukturë kritike. Shqipëria urdhëroi dëbimin e zyrtarëve iranianë dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, duke thënë se hetimet treguan se sulmet kibernetike janë financuar nga Irani. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare pranuan me kërkesë të Shteteve të Bashkuara që të strehojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013. Shtëpia e Bardhë ka dënuar veprimet e Iranit dhe ka paralajmëruar për “veprime të mëtejme” për sulmin “e pashembullt” kibernetik ndaj aleates së NATO-s.

Show More

Related Articles

Back to top button