Kordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE sot njoftoi se zyrtarisht e kanë dorëzuar në Kuvend nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.
Sot zyrtarisht po e dorëzojmë Iniciativën në Kuvend ashtu siç është procedura për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullsisë së Iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve dhe për fillimin e referendumit të shpallur nga VMRO-DPMNE. Ju njoftoj se në jo më shumë se gjysmë ore janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime dhe siç e kemi paralajmëruar sot do ta dorëzojmë Iniciativën në Kuvend.
Shpresoj që Kryetari i Kuvendit të mos përdorë disa nga metodat e njohura të tij dhe të vendoset rregullsia e Nismës dhe të fillojë me një procedurë në Kuvend ashtu siç e kërkon Rregullorja e Punës dhe siç e kërkon ligji për Referendumi dhe llojet e tjera të deklaratave civile deklaroi kordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Miceski.
Kujtojmë që lideri i VMRO – DPMNE-së të mërkurën edhe zyrtarisht i dorëzoi Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve iniciativën qytetare për referendum, me pyetjen “A jeni për shfuqizimin e ligjit të ratifikimit të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Në deklaratën e dhënë për media para KSHZ-së, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve për dalje masive në referendum, për të shfuqizuar Marrëveshjen me Bullgarinë, për të cilën ai vlerëson se bllokon procesin eurointegrues të shtetit.
Që të shpallet referendum obligues, nevojiten të mblidhen 150 mijë nënshkrime, ndërsa që të jetë i suksesshëm duhet të votojnë mbi 900 mijë qytetarë.