BotaLajme

Tërmet prej 6,1 ballë goditi provincën indoneziane Papua

Tërmet me fuqi prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit e ka goditur në mëngjes provincën Papua në Indonezi, pas çka disa minuta më vonë vijoi një tërmet tjetër me fuqi prej 5,8 ballë, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.

Dy tërmetet janë regjistruar në thellësi prej 15 kilometrave, në largësi prej 272 kilometrave nga qyteti Abepura, njoftoi Instituti.

Tani për tani nuk ka informata për viktima ose dëm të shkaktuar material.

Indonezia gjendet në të ashtuquajturin “Rripi i zjarrtë” në Oqeanin e Qetë, ku shpesh ndodhin tërmete.

Show More

Related Articles

Back to top button