Pamjet që tregojnë momentin e frikshëm kur dy avionë luftarakë francezë përplasen në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore kombëtare në një bazë ushtarake në jugperëndim të Francës, po bëjnë xhiron e rrjetit.
Mediat e huaja thonë se në aksident u përfshinë avionë Rafale nga skuadrilja e 30-të.
Ngjarja ndodhi në bazën 709 Cognac-Châteaubernard në Charente. Dy mjetet u përplasën, por për fat të mirë ata kanë arritur të ulen në tokë, ndërsa nga i gjithë episodi vetëm njëri prej mjeteve doli me pjesën e sipërme të bishtit të dëmtuar.
Komandanti i bazës ajrore, koloneli Nicolas Lyautey, e pohoi se një prej avionëve kishte humbur një pjesë të tij, por askush nuk u lëndua.
Sipas kolonelit, përplasje të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. Dëshmitarët në vendgjarje pohian se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë, ndërsa kishin parë dhe mbetje të avionit që dëmtonin një cati përpara se të përfundonin në trotuar.
France 3 citoi zyrën e shtypit të Forcave Ajrore vendase të pohonte se për herë të fundit, një incident i ngjashëm është regjistruar prillin e vitit 2010.