BotaLajme

Gjenden 200 trupa të pajetë në gërmadhat e një ndërtese në Mariupol

Ukraina ka raportuar se janë gjendur 200 trupat e pajetë në gërmadhat e një strehimi në Mariupol. Sipas autoriteteve ukrainase, trupat gjendeshin prej kohësh aty dhe ishin në fazë dekompozimi, sipas mediave të huaja.

Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se trupat ishin dekompozuar. Rusia ka pretenduar se ka kontroll të plotë mbi Mariupolin. Mariupol është një nga qytetet që ka qenë në bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse.

Ndërkohë katër persona u vranë në një ndërtesë banimi nga bombardimet e vazhdueshme ruse në Severodonetsk. Por sipas të dhënave të Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, të paktën 234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ai saktësoi se këto janë shifra provizore, pasi hetimet janë duke u zhvilluar në rajonet e prekura, aktualisht nga konflikti.

Rajoni me numrin më të madh të viktimave është Donetsku, me 146 fëmijë të vrarë ose të plagosur, i ndjekur nga ai i Kievit, me 115. Gjithashtu, për shkak të bombardimeve masive të Forcave të Armatosura Ruse, u dëmtuan 1848 institucione arsimore dhe mes tyre 173 të shkatërruara plotësisht.

Show More

Related Articles

Back to top button