BotaLajme

Kremlini po ‘diskuton largimin’ e Putinit nga pushteti

Është shfaqur papritmas një raport, ku pretendohet se elita ruse ka filluar të zhgënjehet me pushtetin e Vladimir Putin. Meduza, një ueb faqe e pavarur e lajmeve me bazë në Letoni, duke cituar burimet e saja afër Kremlinit, shkruajnë se presidenti rus është në fokusin e të pakënaqurve tek elita ruse, të cilët disa ishin mbështetës të luftës por edhe ata të cilët nuk e mbështetën luftën në Ukrainë.

Përderisa dihet për zemërimin tek ata që nuk e mbështetën aksionin ushtarak, raportohet se edhe ata të cilët e mbështetën Putinin kanë shfaqur pakënaqësi me mungesën e progresit të bërë nga ana e Rusisë, dhe raportohet se dëshirojnë një qasje “më të ashpër”.

Figura të mëdha të bizneseve dhe shumë anëtarë të qeverisë, thuhet se janë të pakënaqur me faktin se Putin filloi luftën pa menduar për pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj tyre.

Disa burime afër administratës së tij, thonë se ka filluar që të diskutohet për një të ardhme pa presidentin Putin, dhe thuhet se kanë filluar edhe bisedat e fshehta në Kremlin se cili do mund të jetë pasardhësi i tij, transmeton Telegrafi.

Show More

Related Articles

Back to top button