Sot është e zakonshme që në treg ekzistojnë telefona të mençur me sistem operativ Android, që kanë 6, 8 apo më shumë GB RAM memorie dhe që kanë të paktën 64 GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave, transmeton Telegrafi.
Edhe tek disa modele të lira mund të vërehen këto specifika, që përdoruesit i sigurojnë një përdorim pa problem të telefonit të mençur, sa i përket brengës për kërkesat minimale që nevojiten për përdorimin e aplikacioneve të Google.
Në treg ekzistojnë edhe telefona të mençur që kanë specifika më të dobëta, por që shpesh përdoren, e tek disa mund të funksionojnë aplikacionet pa probleme edhe nën 2 GB RAM.