Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur pasi një minibus i mbipopulluar që transportonte nxënës shkollash u rrëzua nga në greminë, në veri të Indisë.
Gati 40 persona ishin në minibusin, i cili po transportonte disa studentë, kur aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës.
Autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua rreth 250 metra poshtë në një gryke të pjerrët pranë fshatit Saëjian, Indi.
Nëntë persona vdiqën në vend bndërsa dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Zyrtarët thanë se 29 personat e plagosur ishin në gjendje kritike, duke përfshirë gjashtë të cilët u transportuan me helikopter në një spital në Jammu, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India.
Nënguvernatori i vendit, Manoj Sinha njoftoi në një postim në Twitter se për çdo familje që kishte humbur të afërmin do të dëmshpërblehej me rreth 500,000 rupi (5,447 £).