BotaLajme

Italia, vendi evropian më i prekur nga sulmet kibernetike

Italia mban vendin e parë në Evropë që është goditur më shumë nga sulmet kibernetike. Një rekord ky negativ që konfirmohet nga një raport  i ri nga Trend Micro Research për gjysmën e parë të këtij viti.

Në raport me vendet e tjera që sulmohen nga hakerat në botë ajo renditet e shtata. Në vendet e para renditet  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Turqia, India, Tajvani dhe Meksika.

Ndër sektorët më të prekur janë administrata publike, prodhimi dhe sistemi shëndetësor.

Kriminelët synojnë përfitimin maksimal me përpjekje minimale. Kjo është arsyeja pse është më e lehtë për ta  të godasin kompanitë publike dhe private të mbrojtura keq, sesa e kundërta. Viktimat  më të prekura nga sulmet kibernetike janë individë, kompani dhe madje edhe spitale që trajtojnë pacientë me  Covid-19.

Trend Micro e cila është një kompani japoneze shumëkombëshe e sigurisë kibernetike ka mundur të bllokojë një total prej mbi 63 miliardë sulmesh kibernetike në gjysmën e parë të këtij viti në rang global. Krahasuar me një vit më parë sulmet kibernetike ishin më pak saktësisht rreth 41 miliardë sulme kibernetike.

Show More

Related Articles

Back to top button