BotaLajme

Raporti: Eksportet e gazit rus në BE do të ulen me një të tretën

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha të enjten se eksportet e gazit rus në Bashkimin Europian do të bien me 50 miliardë metra kub këtë vit – një e treta e totalit të eksporteve të gazit rus të vitit të kaluar në BE, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkruan The Guardian.

Rusia eksportoi rreth 150 miliardë metra kub gaz në BE vitin e kaluar. Furnizimet ruse të energjisë në Europë kanë rënë ndjeshëm këtë vit mes një bllokimi dhe sanksionesh perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.

Përpara pushtimit, Rusia furnizonte rreth 40% të gazit të BE-së. Kjo tani ka rënë në 9%, me Moskën duke shkurtuar furnizimet në Europë dhe duke fajësuar sanksionet perëndimore për rënien. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button