Moti i keq në Marche, provincë e Ankonës të Italisë, ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur e tre të zhdukur .
Mediet italiane raportojnë se katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ndërkohë që 3 persona rezultojnë të zhdukur, mes tyre një nënë me foshnjën e saj që thuhet se janë të tërhequr zvarrë nga furia e ujit dhe baltës me makinë.
Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, ishte vendi që u godit shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr zvarrë makinat.