BotaLajme

Delegacionit kinez i ndalohet të marrë pjesë në homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II

Një delegacion i qeverisë kineze është ndaluar që të marrë pjesë në homazhet në nder të Mbretëreshës Elizabeth II. Kryetari i Dhomës së Komunave Sir Lindsay Hoyle refuzoi një kërkesë të delegacionit kinez për të hyrë në Westminster Hall për shkak të sanksioneve kineze kundër 5 deputetëve dhe 2 kolegëve. Ata thanë se do të ishte “krejtësisht e papërshtatshme” që qeveria kineze të përfaqësohej.

“Nuk mund të keni një epokë të artë, marrëdhënie normale, me një vend që tani është ekspozuar se po kryen llojet e mizorive që ka, jo më pak gjenocidin kundër ujgurëve, shtypjen që po ndodh në Tibet për 60/70 vitet e fundit dhe tani ajo që ne shohim po ndodh edhe në Hong Kong”.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në mbajtjen e funeralit të saj të hënën.

Vitin e kaluar, Kina vendosi ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për 9 britanikë, duke përfshirë 7 parlamentarë për shkak të fjalës kundër keqtrajtimit të myslimanëve ujgurë nga Pekini.

Kjo bëri që ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar të ndalohej nga Parlamenti, gjë e cila është shtrirë dhe tek një delegacion që donte të bënte nderimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në nder të Elizabeth II.

Marrëdhëniet MB-Kinë janë tashmë të tensionuara, megjithatë, nënpresidenti i Kinës pritet të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth II të hënën.

Presidenti i Kinës Xi Jinping është në listën e të ftuarve për funeralin shtetëror, por nuk mendohet se do të marrë pjesë. Zyrtarët britanikë presin që vendi do të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Wang Qishan./tvklan.al

 

Show More

Related Articles

Back to top button