BotaLajme

Tragjedia në Itali, shqiptari përplaset nga treni

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genoa të Italisë. Një shqiptar, 46 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një tren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin e Bogliasco të enjten.

Pasi panë kamerat e sigurisë, autoritetet zbuluan se shqiptari ishte ulur në pjesën e platformës pasi i kishte rënë një objekt nga dora.

Pavarësisht  shpejtësisë së reduktuar të trenit, mediat shkruajnë se shqiptari e ka pasur të pamundur shmangien e përplasjes.

Identiteti i 46-vjeçarit nuk është bërë i ditur./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button