BotaLajme

Miratohet ligji në Rusi: Largohet limiti i moshës për ushtri

Ligjvënësit rusë kanë votuar për miratimin e një ligjit të ri që do t’i eliminonte limitet e moshës për kontratat ushtarake, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Duma ruse aprovoi sot ligjin që largon limitin e moshës madhore për shërbime kontraktuale në ushtrinë e vendit, një tregues tjetër që vendi është duke u përballur me mungesa për të vazhduar ofenzivën e tij në Ukrainë.

Tani për tani, vetëm rusët e moshës 18 deri 40-vjeç dhe të huajt prej 18 deri 30-vjeç mund të hyjnë në kontratën e parë me ushtrinë.

Ligji ishte shpallur javën e kaluar nga anëtarët e partisë udhëheqëse “Rusia e Bashkuar” të cilët thanë se nisma do ta mundësonte bashkimin e aftësive të profesionistëve të vjetër.

Ekspertët ushtarakë thonë se Rusia është duke u përballur me humbje të trupave dhe të pajisjeve në Ukrainë pas një serie të dështimeve ushtarake që detyruan Moskën t’i zvogëlojë qëllimet e saj të luftës. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button