Dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në qytetet Bakhmut dhe Sviatohirsk të Donetskut në Ukrainë.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit bëri me dije se nata kaloi relativisht e qetë dhe se kishte vetëm bombardime të izoluara në vijën e frontit, shkruan The Guardian.
“Më 16 shtator, rusët vranë 2 civilë të rajonit të Donetsk: në Sviatohirsk dhe Bakhmut. 11 persona të tjerë u plagosën”, tha ai në Telegram. /abcnews.al/