LajmeMaqedoni

Shoqata e Gjinekologëve me konferencë për ngritjen e vetëdijes për shëndetin riprodhues

 Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve të Maqedonisë së Veriut (SHGJOM), sot me rastin e 20 Shtatorit – Ditës botërore për kanceret gjinekologjike, në konferencë për shtyp do të tregojë nevojën për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe kujdesin për shëndetin riprodhues dhe seksual të çdo gruaje, për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit në kohë të kancereve të rralla gjinekologjike.

Siç është paralajmëruar, fjalime do të kenë shumë mjekë eminentë si prof. Xhan Kalleja Aguis nga universiteti mjekësor nga Malta, prof. Klejda Harasani nga Fakulteti i mjekësisë nga Tirana, prof. Sheron O’Tul nga Dublini i Irlandës, si dhe prof. dr. Gligor Tofoski, nga Fakulteti i mjekësisë në Shkup.

Sipas SHGJOBM-së, kanceret e rralla gjinekologjike rrallë marrin vëmendje nga shkenca, kërkimet klinike dhe politikat shëndetësore.

“Por faktet janë shqetësuese. Përafërsisht 18.5 milionë gra diagnostikohen me kancer gjinekologjik çdo vit dhe pothuajse çdo pesë minuta, jeta e një gruaje përfundon. Në nivel global, kanceret gjinekologjike vlerësohet se përbëjnë afërsisht 19 për qind të kancereve të diagnostikuara rishtazi tek gratë dhe më shumë se 50 për qind e këtyre kancereve mund të klasifikohen si të rrallë”, sqarojnë nga SHGJOM-ja.

Theksojnë se rreth 80,000 raste të reja të kancerit të rrallë gjinekologjik diagnostikohen çdo vit në Evropë dhe kanceret e rralla gjinekologjike shoqërohen gjithashtu me një prognozë të dobët (shkalla e mbijetesës së përgjithshme pesëvjeçare për pacientët me kancer të rrallë gjinekologjik është vetëm 48.5 për qind).

Pasi qasja dhe rrjetëzimi multidisiplinar është thelbësor, paralajmërojnë nga SHGJOBM, të mbështetur nga bashkëpunimi evropian në shkencë dhe teknologji, COST, në periudhën nga 18 shtatori deri më 20 shtator të vitit 2022, Shoqëria mjekësore e Maqedonisë së Veriut (SHMM) dhe Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve (SHGJOM), janë organizatorët e seminarit ndërkombëtar të dedikuar për mjekë, praktikantë dhe specialistë të disa fushave mjekësore, i quajtur “Updates on Rare Gynecological Cancer: Focus on Pathological Aspects and Beyond”.

Në kuadër të punëtorisë do të mbahet edhe promovim virtual i librit: “Telemedicine in Therapeutic Assistance particularly in Oncology”” në bashkëpunim me universitetin mjekësor të Bolonjës, Itali.

Povekje od internetot

Show More

Related Articles

Back to top button