BotaLajme

Stamboll, protesta kundër LGBTQ

Disa mijëra demonstrues që janë kundër komunitetit LGBTQ marshuan në Stamboll. Ata kërkuan mbylljen e të gjitha shoqatave LGBTQ dhe ndalimin e aktiviteteve të tyre.

Kjo ishte protesta me e madhe këtij lloji në Turqi. Një nga  organizatorët tha se ata kanë mbledhur më shumë se 150 000 firma për të kërkuar një ligj të ri që ndalon atë cka ata e cilësojnë  “propagandë” të  LGBTQ.

Protesta ka shkaktuar zemërim në mesin e shoqatave LGBTQ dhe grupeve të tjera të të drejtave në mbarë globin.

ILGA Europe, e cila punon për barazinë, shkroi në Twitter se Turqia duhet të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të saj.

Paradat LGBTQ janë ndaluar në vend që nga viti 2015.

Show More

Related Articles

Back to top button