BotaLajme

Uragani “Fiona” zhvendoset drejt Republikës Domenikane, 3 mln banorë pa drita

Pasi ka mbetur prej 24 orësh pa energji elektrike, Puerto Rico përballet tashmë me pasojat e shkatërrimin që la pas Uragani Fiona.

Banorët thonë se kryesisht ishujt, më të famshmit turistik të tilla si qyteti I Ponce, janë shkatërruar totalisht, pasi era e fortë dhe stuhitë e shiut morën me vete gjithçka, duke lënë pas vetëm rrënoja.

Uragani i kategorisë së parë, me gjasë sipas ekspertëve, do të shndërrohet në një uragan të kategorisë së tretë teksa zhvendoset nga ujërat e karaibeve.

Pasi pushtoi Puerto Ricon, ‘Fiona’ mund të zhvendoset fillimisht në Republikën Domenikane. Pavarësisht se më e keqja kaloi, banorët ende përballen me erëra të forta, vetëtima të furishme dhe shira të rrëmbyer.

Uragani Fiona mbërriti në Puerto Rico të shtunën në mesditë, duke sjellë me vete shira deri në 76 cm në disa zona. Stuhitë e fuqishme përfshinë Karaibet, 5 vjet pasi vendi u shkatërrua nga Uragani Maria, që solli blackout-in më të keq në historinë e Amerikës.

Edhe sot është regjistruar e njëjta gjë, pasi zyrtarët thonë se mund të duhen ditë për rikthimin e energjisë elektrike dhe 3.3 milionë banorë, mund të mbetet pa drita për ditë të tëra, në izolim total.

Show More

Related Articles

Back to top button