Qeveria sllovene ka deklaruar se do t’i dërgojë 28 tanke të tipit M-55S në Ukrainë, në këmbim të kamionëve të rëndë ushtarakë që Gjermania do t’ia japë Lubjanës, raportoi BBC-ja të martën.
E në Ukrainë, kjo nxiti reagime, meqë dyshohet se këto tanke i përkasin teknikes së vjetruar dhe se nuk janë të dobishme.
BBC-ja shkroi se tanket janë prodhime sovjetike, të njohura si ndër tanket më masive në historinë e pajisjeve ushtarake.
Ky tank u miratua për përdorim në fund të vitit 1950. Tanke të ngjashme janë miratuar në vitin 1946, që ende janë aktive në Ukrainë.
Tanku sovjetik T-55 është i pajisur me një sistem kontrolli digjital të zjarrit dhe është i pajisur me mbrojtës laser.
Po ashtu, Ukraina është ankuar se Gjermania nuk ia ka dërguar tanket e premtuara. Gjermania, kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt, e furnizoi Ukrainën me tanke të tipit “Gepard”.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pos miliona dollarëve, i dërgoi Ukrainës edhe sisteme raketore HIMARS.
© KOHA.