NATO, Uashingtoni dhe Berlini sot i dënuan shprehjet e planifikuara të referendumit në rajonet ukrainase Donjeck dhe Luhansk, në të cilat pritet “republikat” e vetëshpallura si dhe rajonet rreth Zhaporozhjes dhe Hersonit, të shprehen për ribashkim ndaj Rusisë.
“Referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një përshkallëzim i mëtejshëm në luftën e (Presidentit rus Vlladimir) Putin, shkroi në Tuiter Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të forcojë mbështetjen e tij për Ukrainën,” kërkoi Stoltenberg.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se “Rusia po organizon me nxitim referendume të rreme”.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Xhejk Salivan, tha se SHBA nuk do të njohë referendumet për aneksimin e pjesëve të Ukrainës në Rusi.
Kancelari gjerman Olaf Sholc i karakterizoi referendumet e tilla “fiktive” si të papranueshme.