Një student vetëm 19 vjeç është vrarë me armë zjarri pasi hipi në makinën e gabuar.
Carson Senfield, nga Buffalo, Nju Jork ishte duke festuar ditëlindjen e tij me miqtë në një lokal ku kishin konsumuar dhe alkool.
Ndërkohë, pas festë, djali shkoi tek parkimi dhe hipi në një makinë duke menduar se ishte e vetja. Në atë moment, shoferi i saj qëlloi 19 vjeçarin duke e lënë të vdekur, shkruan New York Post.
“Pronari i makinës ishte në sediljen e shoferit dhe qëlloi Senfield në pjesën e sipërme të trupit,” tha policia.
Shoferi, i cili nuk e njihte Senfield ose pse po përpiqej të futej brenda makinës së tij, tha se kishte frikë për jetën e tij prandaj kishte hapur zjarr,” tha më tej policia.